Mjegull në akset rrugore Tetovë-Kodra e Diellit dhe Kumanovë-Kriva Pallankë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, ndonjëherë në rrugë me lagështi, njoftojnë shërbimet kompetente.

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik, ndërsa ekipet e NP “Rruga e Maqedonisë” janë pajisur plotësisht dhe janë vazhdimisht në terren, ku pastrohet bora dhe kryhet mirëmbajtja e rrugëve.

Në koordinim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e trafikut të pandërprerë dhe të sigurt në periudhën e ardhshme.

Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të ngasin me kujdes dhe ndërgjegje, të përdorin pajisjet dimërore, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Vëmendje e veçantë rekomandohet për shkak të dukshmërisë së zvogëluar në disa rrugë.

Gjendja më kritike është rruga Tetovë – Kodra e Diellit, ku dukshmëria është e reduktuar në vetëm 30 deri në 40 metra për shkak të mjegullës. Dukshmëria është zvogëluar nga 50 në 100 metra në rrugën Dellçevë – Pehçevë, nga 100 në 150 metra në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, si dhe në qafat malore Gjavato dhe Presekë, ndërsa në qafën e Pletvarit është deri në 50 metra.Institucionet kompetente rekomandojnë që shoferët të kontrollojnë rregullisht gjendjen e rrugëve përmes qendrave zyrtare të informacionit, me qëllim që të planifikojnë udhëtimet e tyre në kohë dhe në mënyrë të sigurt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit