Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi se Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski janë emëruar zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore dhe dhanë deklaratën solemne, duke u zotuar për përgjegjësi dhe profesionalizëm në funksionin e tyre.
“Pata kënaqësi të pres znj. Ana Mitreska dhe z. Igor Veliçkovski, të sapoemëruar si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dhanë deklaratën e tyre solemne. Me këtë akt, ata shprehën përkushtimin e tyre për të ushtruar funksionin me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet, në shërbim të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. I urova për detyrën e re dhe u dëshirova shumë suksese në angazhimin e tyre të rëndësishëm!”, shkroi Gashi.



