28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Miteva: Rritja e paralajmëruar e pagave në arsim realizohet, paga e tetorit është rritur për 5%, rritja e pagave vazhdon deri në minimum prej 46%

Me Qeverinë e re, mësimdhënësit fillojnë të ndihen të sigurt dhe të motivuar për të vazhduar me punën e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe për vazhdimësinë në krijimin e gjeneratave të reja dhe të mirëpërgatitura.

 

Rritja e parë e pagave që ishte paralajmëruar ka filluar të realizohet. Paga e tetorit, e cila do të paguhet këtë muaj, është rritur për 5%. Po rritet stabiliteti i tyre ekonomik, si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, muajin e kaluar, e cila parashikon rritje kumulative të pagave të mësimdhënësve nga 46 deri në 60% në katër vitet e ardhshme, dhe kjo do të varet nga niveli i inflacionit.

 

Nga marsi i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të re prej 7%, për të cilën, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 janë parashikuar bllok dotacione më të mëdhaja ndaj komunave prej 1 miliardë e 500 milionë denarë, krahasuar me bllok dotacionet të këtij viti. Në vlerë absolute, bllok dotacionet për vitin 2025 do të arrijnë pothuajse 24 miliardë denarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit