17.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Miroslav Lajçak nominohet për ambasador të BE-së në Zvicër

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka nominuar dhjetëra ambasadorë në vende të ndryshme të BE-së.

Në mesin e tyre është edhe emisari evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Procesi i emërimit të të nominuarve do të zyrtarizohet pas marrjes së miratimit zyrtar aty ku është e aplikueshme, nga vendet pritëse përkatëse.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit