Shkup, 13.12.2024 – Iniciativa Global Engineer Girls (GEG) e Grupit Limak ka fituar çmimin “Partneriteti për Qëndrueshmëri” për vitin 2024, të organizuar nga Paktin Global i Kombeve të Bashkuara. Çmimi u dha në kategorinë “Njerëzit” dhe përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për aktivitetet e suksesshme që Grupi Limak ka realizuar për rritjen e pjesëmarrjes së grave në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë – fushat STEM, duke kontribuar në arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Global Engineer Girls është një iniciativë ndërkombëtare filantropike që filloi të realizohet në vitin 2015 në Turqi, dhe në vitin 2022 shpërndau aktivitetet e saj edhe në shtete të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duke u transformuar në një program ndërkombëtar. Frymëzim kryesor për nisjen e saj ishte kultura organizative e Grupit Limak për të rritur përfaqësimin e grave në fushat STEM.
Iniciativa GEG ka për qëllim të rrisë pjesëmarrjen e grave në profesione dhe industri ku ato janë tradicionalisht më pak të përfaqësuara dhe të rrisë barazinë gjinore në shoqëri. Duke zgjeruar gamën e aktiviteteve të saj, iniciativa po rrit ndikimin e saj dhe siguron mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm në nivel global.
Që nga fillimi i realizimit të iniciativës në vendin tonë, Global Engineer Girls North Macedonia ka siguruar mbështetje për 54 studente të regjistruara në degët e inxhinierisë elektrike, mekanike, ndërtimtarisë dhe teknologjive të informacionit në universitetet shtetërore të gjithë vendit. Mbështetje që GEG North Macedonia u ofron grave-inxhinierë të ardhshme, përveç bursave, përfshin mundësi për punë praktike, pjesëmarrje në programe mentori dhe trajnime për zhvillimin e aftësive digjitale dhe aftësive të tjera “të buta”.





