Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton miratimin e një projektvendimi për përmirësimin e trajtimit financiar të personelit të Forcave të Armatosura
Sipas Vëngut, nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve supozohet se do e përfitojnë për herë të parë.
Nga ky projektvendim i miratuar, do të përfitojnë e kapacitete të tjera kombëtare si Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët si dhe Forcat e Dedikuara për emergjencat civile.
Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi do të variojë deri në 100,000 lekë mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.
Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20,000 lekë në muaj për rreth 150 ushtarakë.
Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.