Qëllimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe ofrimi i bazës për informimin më të mirë të konsumatorëve për çmimet e produkteve që duan të blejnë dhe për të lehtësuar krahasueshmërinë e çmimeve. Gjithashtu do të sigurojë transparencë ndaj konsumatorëve dhe do të parandalojë konkurrencën e padrejtë dhe keqpërdorimin e tregut. Publikimi i çmimeve në internet do të sigurojë arritjen e qëllimeve të mëposhtme: -Transparenca: Konsumatorët do të kenë qasje të lehtë në informacionin e çmimeve; – Konkurrencë fer: Tregtarët do të jenë të detyruar në mënyrë të barabartë ti respektojnë këto dispozita; – Mbrojtjen Konsumatorëve: Konsumatorët do të mbrohen nga praktikat e padrejta, siç janë shpenzimet e fshehura ose çmimet e paqarta.