Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Aty ku bie borë, ajo pastrohet vazhdimisht me aktivitete të koordinuara të NP “Makedonijapat” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit.
Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore.
Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve.
“Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë ditës për të siguruar rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut”, thonë nga Ministria e Transportit.



