12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ministri turk i Tregtisë Bolat pritet në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski

Ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, u prit në një takim nga kryeministri Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.

Ministri Bolat, i cili arriti sot në Shkup për të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Türkiye-Maqedoni e Veriut dhe për takime zyrtare, zhvilloi takim me Mickoskin në ndërtesën e Qeverisë.

Bolat dhe Mickoski gjatë takimit u shoqëruan nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski dhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në një postim në llogarinë e tij në X pas takimit, Bolat shkroi: “Gjatë takimit tonë, diskutuam për investimet e kompanive turke në Maqedoninë e Veriut dhe dëshirën e tyre për të marrë pjesë në projekte të reja, synimin tonë për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe dhe hapat që do të forcojnë më tej lidhjet mes shoqërive tona”.

Ai tha se në takimin e sotëm me kompanitë turke të ndërtimit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Mickoski, do të diskutohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit në projektet infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit