-1.2 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Ministri Perinski në Slloveni: Përvojat sllovene do të kontribuojnë dukshëm në forcimin e kapaciteteve për perspektivën tonë evropiane

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, qëndron për vizitë studimore treditore në Slloveni, nën organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në kuadër të agjendës së tij për shkëmbimin e përvojave dhe aplikimin e praktikave pozitive të vendeve të rajonit në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve të planifikuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ministri zhvilloi sot takime me kreun e Ministrisë së Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal, Aleksandar Jevshek dhe me Franc Props, i cili drejton Ministrinë e Administratës Publike.

Mënyra e zbatimit të politikave për zhvillim të balancuar rajonal dhe burimet e financimit ishin në fokus të takimit me ministrin Jevshek, i cili drejton Ministrinë përgjegjëse për zbatimin e politikës evropiane për kohezionin dhe zhvillimin rajonal. Në takim, ministri Perinski u njoftua edhe për strukturën organizative të Ministrisë, e cila praktikisht kryen të njëjtat funksione si Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, por, me një ndryshim domethënës, tek ne politika për zhvillim të balancuar rajonal zbatohet kryesisht me fonde nga buxheti i shtetit dhe nuk menaxhon fondet nga Programi IPA.

Ministri Perinski e shfrytëzoi takimin me kolegun e tij Props për t’u informuar për dixhitalizimin e shërbimeve administrative të cilat i sigurojnë komunat në Slloveni, si është zhvilluar procesi i dixhitalizimit dhe ndihma e pushtetit qendrore për digjitalizimin në nivel lokal, si dhe u diskutua për kornizën ligjore. me të cilin është rregulluar bashkëpunimi i komunave sllovene me sektorin civil, burimet e financimit të tyre dhe mënyra e mbikëqyrjes së funksionimit të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe transparenca e tyre.

“Përvojat e këmbyera dhe praktikat pozitive nga kjo vizitë studimore, si dhe nga ajo e fundit në Serbi, do të mund ti shfrytëzojmë në përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale me qëllim për komuna më funksionale dhe shërbime publike më efikase sipas standardeve evropiane. Takimet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme edhe për ne si një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Evropian dhe po punon intensivisht në reformat e nevojshme, një rrugë të cilën Sllovenia e ka bërë tashmë dhe është anëtare e barabartë e familjes evropiane për dy dekada”, theksoi ministri Perinski pas takimeve ku falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia jep për perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe për shkëmbimin e përvojave në këtë proces.

Perinski theksoi se me ministrin Jevshek janë pajtuar që në nivel teknik për periudhën që pason të formohen grupet punuese për shkëmbimin e përvojave pozitive nga Sllovenia, të cilat do të shfrytëzohen gjatë procesit të inicuar për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

“Të parandalojmë largimin e të rinjve nga rajonet e pazhvilluara. Të sigurojmë zhvillimi të bazuar në decentralizimi në bazë të parimit të zhvillimit shoqëror dhe ajo pjesë e vendit që është më pak e zhvilluar të zhvillohet më shpejt dhe të arrijë hapin me ato që janë tashmë të zhvilluara. Ky është kuptimi i kohezionit, kuptimi i zhvillimit të harmonizuar rajonal”, tha ministri i Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal, Jevshek, pas takimit me Perinskin, në të cilin u angazhuan për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë në fushën e zhvillimit rajonal.

Për këtë qëllim, Sllovenia, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, do të angazhohet që të ndihmojë Maqedoninë si pretendente për anëtarësim në BE, për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane për zhvillimin rajonal, nga të cilat do të përfitonin të gjithë qytetarët e rajonit dhe në mënyrë të konsiderueshme do të ndihmonte edhe në uljen e trendit të largimit të të rinjve nga vendi.


Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit