32.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Ministri Murtezani mbledh Trupin Nacional Koordinues për Instrumentin e Reformave dhe Rritjes

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi sot se është mbajtur takimi i parë i Trupit Nacional Koordinues për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, në kuadër të Planit për Rritje për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Murtezanit, ky trup do të sigurojë “monitorim institucional të koordinuar të reformave dhe shfrytëzimin në kohë të mbështetjes financiare dhe teknike evropiane”.

Ai theksoi se shfrytëzimi i drejtë i këtij instrumenti do të sjellë përfitime të dukshme për qytetarët, përfshirë “roaming më të lirë, transport më të shpejtë, energji më të sigurt dhe lidhje më të mira digjitale”.

“Ky është hap konkret i cili e afron Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shtoi Murtezani, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit dhe reformave në këtë proces.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit