Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë në vend, Paolo Palmintieri.
Gjatë takimit, ministri Mucunski i dëshiroi mision të suksesshëm ambasadorit të ri italian, duke shprehur bindje se përvojat e tij diplomatike dhe angazhimi personal do të kontribuojnë dukshëm drejt thellimit të marrëdhënieve dhe afrimit të të dy vendeve. Ai e falënderoi për përkushtimin e Italisë dhe rolin e saj proaktiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.





