Ministri Mucunski i ofroi ndihmë Zvicrës për përballimin e tragjedisë në Crans-Montana

Shkup, 1 janar – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, pas tragjedisë që ndodhi në një bar në qendrën zvicerane të skijimit Crans-Montana, pas së cilës u aktivizua mekanizmi evropian për mbrojtje civile, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas konsultimeve paraprake me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin e Zvicrës në vend, Christoph Sommer.

Gjatë bisedës, ministri Mucunski shprehu ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjet e viktimave, si dhe për popullin e Zvicrës, duke uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm për të lënduarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit