Kultplus
Ministri Maqedonci dhe Komandanti Jashari takohen me U.D. Presidenten Haxhiu, diskutojnë për forcimin e FSK-së
8 Prill, 2026 – 2:23 pm
Featured Image
facebook sharing buttontwitter sharing buttonpinterest sharing buttonemail sharing buttonsms sharing buttonsharethis sharing button
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar sot një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, si dhe me U.D. Presidenten e vendit, Albulena Haxhiu.
Gjatë takimit, palët diskutuan për progresin e arritur në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet vendi.
Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishin edhe hapat e mëtejmë drejt forcimit dhe avancimit strategjik të FSK-së, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit të saj.
Ministri Maqedonci theksoi se zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse mbetet një prioritet i përbashkët institucional, i cili konsiderohet thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë./KultPlus.com



