Nepali është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vendimit të qeverisë për të bllokuar platformat si Facebook, X dhe YouTube. Zemërimi kulmoi me një ngjarje tronditëse: ministri i Financave u zhvesh dhe u detyrua të hidhej në lumë nga protestuesit.
Në një video virale, zyrtari shihet teksa vrapon përgjatë një përroi me rrobat e shqyera, ndërsa turma e ndjek nga pas. Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, kanë dalë në rrugë në Kathmandu, duke kërkuar fundin e censurës dhe korrupsionit.
Përplasjet me policinë kanë shkaktuar të paktën 22 viktima. Shtëpia e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal është djegur dhe bashkëshortja e tij ka humbur jetën. Kryeministri KP Sharma Oli ka dhënë dorëheqjen.
Kjo krizë po shihet si revoltë e brezit të ri ndaj një sistemi të kalbur politik dhe mungesës së mundësive. Protestuesit thonë se “liria digjitale është liri personale” – dhe nuk do të ndalen.
https://twitter.com/i/status/1965391295888924871