13.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Ministri i Brendshëm i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes kirurgjikale

Sot në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme  Pançe Toshkovski iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje stabile. Ministri aktualisht është nën mbikëqyrje mjekësore, pas së cilës do të pasojë një periudhë e shkurtër rikuperimi.

Ai siguroi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa pengesa dhe në mënyrë efikase, sipas procedurave të përcaktuara. Sipas ministrit, ekipi profesional i MPB-së i kryen të gjitha detyrat e tij dhe mungesa e tij e përkohshme nuk do të ndikojë në proceset dhe aktivitetet e rregullta, as në sigurinë e qytetarëve.

Pas përfundimit të periudhës së rikuperimit, ministri do të kthehet në detyrat e tij të rregullta me kapacitet të plotë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit