Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, njoftoi se gjatë muajit të ardhshëm do të hapet një diskutim publik për hartimin e një ligji të ri për mbrojtjen e natyrës.
Sipas tij, ky ligj synon të sjellë përmirësime të rëndësishme në ruajtjen e ekosistemeve, me theks të veçantë në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Nga Ministria u bë thirrje për përfshirje aktive të institucioneve, ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e konsultimit publik.
Autoritetet theksojnë se një pjesëmarrje e gjerë është thelbësore për hartimin e një ligji funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili do të adresojë në mënyrë efektive sfidat aktuale mjedisore dhe do të kontribuojë në një të ardhme më të qëndrueshme.



