14.8 C
Skopje
Saturday, October 25, 2025

Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i vizitës së Kurtit

Ministrat nga Republika Sërpska (RS) nuk do të marrin pjesë të enjten, më 5 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH), për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac, raporton agjencia Srna.

Ai tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiq, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviq, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq, dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbërrijë në Sarajevë të enjten në mbrëmje, konfirmoi një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë Adil Kullenoviq, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

Ai tha se Kurti vjen për të marrë pjesë në një sesion të organizuar nga kjo shoqatë një ditë më vonë në Sarajevë, ku do të mbajë një fjalë hyrëse.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit