Miloshoski: “Strategjia Maqedonia 2030” e VMRO-së si një kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim të shtetit
shkruar nga Xh M
Shkup, 7 dhjetor – Strategjia “Kapitulli i ri – Maqedonia 2030”, të cilën VMRO-DPMNE e miratoi në Kongresin e djeshëm në Kavadar, paraqet një vizion për një Maqedoni moderne, stabile dhe të orientuar drejt Evropës, me drejtim të qartë politik dhe zhvillimor për dekadën e ardhshme, deklaroi sot në konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski.
Sipas tij, strategjia mbështetet në idenë se shteti duhet të dalë nga cikli i vendimeve afatshkurtra dhe të vendosë një plan dhe sistem afatgjatë të menaxhimit, që krijohet përmes institucioneve me integritet të fortë, ekonomisë konkurruese dhe shoqërisë të bazuar në vlera dhe vetëbesim kombëtar.









