Shteti është vënë realisht në një situatë të palakmueshme ku ne nuk e kemi luksin të përçajmë, polarizojmë, të llogarisim në tuajat, tonat, të tyret, duhet të angazhohen të gjitha burimet e mundshme për të arritur qëllime të caktuara dhe për këtë arsye është një dorën e shtrirë për ata që janë përfaqësues dhe simpatizantë të LSDM-së. Por kjo nuk do të thotë se dikush që ka bërë një gabim para ligjit do të ikë nga përgjegjësia. Nëse dikush ka qenë drejtor, ministër, zyrtar i LSDM-së dhe BDI-së dhe sipas provave materiale vërtetohet se ka shkelur ligjin, do të përgjigjet sipas dispozitave ligjore, tha deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.