Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë botërorë po qëndrojnë në Ukrianë, ku po marrin pjesë në Samitin e Paqes.
Në kuadër të këtij Samiti shumë nga liderët kanë shfrytëzuar rastin edhe për takime bilaterale mes vete.
Një takim i tillë u zhvillua edhe mes Milatoviq dhe Osmanit. Por, presidenti malazez vendosi të mos e përmend fare takimin me presideten e Kosovës, krahas shumë takimeve tjera që ai përmendi.