14.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Mickoski: Vjen investimi mbi 400 milionë euro për pavarësi më të madhe energjetike, si dhe mbi 150 projekte për zhvillim ekonomik lokal

“Në gjysmën e dytë të korrikut do të kemi ribalancimin e buxhetit në Kuvend dhe tashmë diku në gjysmën e parë të gushtit do të bëhet Thirrja drejtuar Komunave për të aplikuar me projektet. Dhe sipas asaj që sot bisedova me ministrin e financave, ka shumë mundësi që komunave t’u ndahen 6 miliardë denarë për projekte që janë të përgatitura”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “Analiza”, në 24 TV.

Mickoski shtoi se me ato 6 miliardë denarë pret të financohen së paku 150 projekte, e ndoshta edhe 200.

Me sa pata rastin të shoh, flasim për projekte të mëdha, po flasim për bulevardet, për kanalizimet, për ujësjellësit, për kopshtet, për shkollat ​​etj.”, shtoi ai.

Mickoski theksoi se nesër do të promovohet një projekt i madh dhe bëhet fjalë për një investim prej 400-450 milionë euro në energji dhe 100 milionë euro shtesë për bruto-produktin e brendshëm të Maqedonisë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Nesër po promovojmë një projekt të madh, një projekt shumë domethënës, është një investim i madh i huaj në fushën e energjisë prej 400-450 milionë euro. Shfrytëzoj rastin të jap një informacion shumë të rëndësishëm, me prodhimin e energjisë elektrike nga era në Maqedoni, praktikisht do të kemi një bilanc energjetik, domethënë sa më shumë të prodhojmë aq më shumë konsumojmë. Dhe atë pa pasur ligje të veçanta në Parlament, pa pasur asnjë prapavijë”, ka theksuar kryeministri Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit