Ashtu siç tha edhe kryetari i komunës, këtu nuk ndalemi, vazhdojmë edhe më tej. Tashmë, nëse nuk gaboj, javën e ardhshme do të fillojë projekti që ishte pjesë e thirrjes së parë të Qeverisë, bëhet fjalë për unazën rreth qytetit, projekt me vlerë rreth 2 milionë euro dhe më tej, nga gjysma e dytë e këtij muaji janar, do të shpallim thirrjen e re për projektet që do të financohen nga Qeveria.
Këtu në Shtip janë planifikuar projekte për t’u financuar me një vlerë prej 6.5 milionë euro për vitin e ardhshëm dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. E zhvillojmë Maqedoninë në çdo anë. E dimë se në këtë mënyrë do të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Edhe një herë, falënderime të mëdha për kryetarin e komunës, për banorët e Shtipit, për këshilltarët, për administratën, për deputetët, për anëtarët e Qeverisë që marrin pjesë në të gjitha këto projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët, që përbën edhe qëllimin dhe detyrën tonë, por edhe atë që u kemi premtuar qytetarëve”.






