Mickoski: Tragjedia në Koçan nuk matet me kohën, por me dhimbjen që lë pas

Ka ngjarje në historinë e një shteti që nuk maten me kohë, por me dhimbjen që lënë pas vetes. Tragjedia në Koçan është një nga ato ngjarje. Ishte një tragjedi e një qyteti, por edhe tragjedi që tronditi të gjithë shtetin tonë dhe që do të gdhendet përgjithmonë në kujtesën kolektive të shoqërisë sonë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalën e në “Konferencën ndërkombëtare për aspektet dhe zgjidhjet institucionale dhe klinike pas zjarrit në Koçan”, që mbahet sot në Shkup.

“Sot jemi mbledhur këtu me një ndjenjë respekti të thellë, por edhe me një ndjenjë të fortë ndjeshmërie. Nderim për ata që humbën jetën e tyre. Nderim për familjet që mbajnë dhimbjen e humbjes. Nderim për të lënduarit që kanë zhvilluar për një vit luftë të qetë dhe të guximshme për shërim . Por, në të njëjtën kohë, sot jemi mbledhur me ndjenjë përgjegjësie. Përgjegjësi për t’u mbajtur mend. Përgjegjësi për të mësuar. Dhe përgjegjësi për të krijuar sisteme që do të jenë më të forta se lëshimet që çojnë në tragjedi. Kjo konferencë është përpjekje për ta kthyer tragjedinë në njohuri, përvojën në mësim, ndërsa mësimin në zgjidhje konkrete”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se një vit pas tragjedisë në Koçan, detyrimi ynë është të kujtojmë dhe të tregojmë se shoqëria dhe institucionet janë të afta të mësojnë nga tragjeditë dhe të ndërtojnë sistem më të fortë, më të sigurt dhe më human.

“Tragjedia në Koçan la plagë të thellë në shoqërinë tonë. Brenda një nate, jeta u ndërpre, fatet ndryshuan dhe u hap dhimbja që do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e shtetit tonë. Në ato orë, u ndal e gjithë Maqedonia. Lajmi u përhap me një shpejtësi që solli mosbesim, frikë dhe pikëllim. Çdo qytetar e ndjente peshën e ngjarjes.  Në atë kohë nuk kishte as politikë, as përçarje. Kishte vetëm heshtje dhe ndjenjë shqetësimi të thellë për njerëzit që luftonin për jetën. Tragjedia goditi më rëndë familjet që humbën më të dashurit e tyre. Për ta, koha matet nga kujtimet, nga zbrazëtia që mbetet dhe lufta e përditshme për të vazhduar më tutje”, tha Mickoski.

Ai theksoi se dita e fatkeqësisë ishte jo vetëm dita më e vështirë e tij si kryeministër, por edhe dita më e vështirë e jetës së tij.

“Kjo fatkeqësi e madhe ndodhi vetëm 8 muaj pasi u bëra Kryeministër. Vetëm 8 muaj në Qeverinë time, ndodhi të paguhej fatura për një sistem të devastuar që ishte shkatërruar për dekada me radhë . Dita e fatkeqësisë nuk ishte vetëm dita ime më e vështirë si Kryeministër, por ishte dita më e vështirë e jetës sime si njeri. Kush është fajtor për të gjitha këto? Edhe unë e bëj këtë pyetje dhe kjo duhet të përgjigjet jo nga një gjykatë e drejtpërdrejtë, jo nga publiku, por nga prokuroria dhe gjykatat”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi se duhet të flasim edhe për fajin në krijimin e atij sistemi që dështoi, ku për dekada e vite, siç tha ai, u krijua ai mish i egër që arriti tek më të dashurit tanë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit