Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin me furnizimin me mazut të dëmshëm,
Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi se këta persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kanë rrezikuar jetën e tyre duke e shkelur të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me Kushtetutë.
“Të presim të përfundojë hetimi dhe pasi të përfundojë mund të komentojmë se cilat janë dyshimet e bazuara për te cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë do të mbetemi në atë që MPB dhe Byroja për Siguri Publike e transmetuan në opinion. 16:20 Besimi në gjykatë është i tillë si është, unë këtu nuk kam çfarë të shtoj, secili që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet, pavarësisht se për kënd bëhet fjalë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.


                                    



