25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mickoski takohet me Saracin, theksohet rëndësia e procesit të reformave

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka vazhduar marstonën e takimeve me plrfaqësuesit ndërkombëtar. Ai sot u takua me Manuel Saratsin, përfaqësuesi special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Siç theksojnë nga kabineti i kreut të VMRO-DPMNE-së, në takim u theksua rëndësia e proceseve reformuese.

Ky takim ishte edhe në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer, në të cilin u theksua rëndësia e proceseve reformuese si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka theksuar se përbërja e re parlamentare dhe qeveria e ardhshme do të angazhohen fuqishëm për reformën dhe transformimin e Maqedonisë.

Në takim ishin edhe nënkryetari i partisë Timço Mucunski dhe deputetët dhe anëtarët e KE të partisë, Marija Miteva dhe Antonijo Milloshoski/Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit