Mickoski takim me pronarin e kompanisë “4iG”, do të investohen 100 milionë euro në zhvillimin e operatorit të tretë celular në Maqedoni

Ditën e dytë vërtet e filluam me takime produktive.

Ditën e nisëm me një takim me pronarin e kompanisë ‘4iG’, kompani e cila mori lejen për operatorin e tretë celular në Maqedoni.

Biseduam për planet e tij, pasi që natyrisht i ka transferuar mjetet e nevojshme për marrjen e licencës. Ajo për të cilën ai më informoi është fakti se në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë se 100 milionë euro në zhvillimin e operatorit të tretë celular. Çfarë përfitojnë qytetarët? Qytetarët fitojnë një kompani të re që do të ofrojë shërbime celulare dhe një kompani e cila, jam i sigurt se do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve të shërbimeve që operatorët celularë u ofrojnë qytetarëve në Maqedoni.

Më tej, e vazhduam ditën në një panel ku biseduam me liderët botërorë dhe përfaqësues të kompanive multinacionale për sfidat e njerëzimit në vitet që vijojnë. Natyrisht, një nga sfidat më të mëdha është inteligjenca artificiale. Por, inteligjenca artificiale në vetvete nuk do të thotë asgjë, përveçse dy fjalë të thjeshta. Mirëpo, kur hyni në esencë, do të kuptoni se për të krijuar një shoqëri e cila në të ardhmen do ta përdorë seriozisht inteligjencën artificiale, nevojiten disa parakushte para së gjithash, stabilitet i sigurt energjetik dhe zhvillim normal , sepse të gjitha ato qendra të të dhënave (data centers) kanë nevojë për rrymë, gjegjësisht për energji elektrike; dhe e dyta, na duhen inxhinierë të TI-së, përkatësisht na duhen inxhinierë që do ta përdorin atë inteligjencë artificiale për nevojat e shoqërisë dhe nevojat e qytetarëve.

Natyrisht që ne si shtet nuk guxojmë të mbetemi jashtë këtyre proceseve, sepse këto janë proceset që do ta përshkruajnë njerëzimin në vitet që pasojnë. Këto janë proceset që do të kenë rol udhëheqës në 10, 15, 20, 25 vitet e ardhshme. Maqedonia nuk do të qëndrojë anash, por Maqedonia do të jetë pjesëmarrëse aktive në të gjitha këto procese.

Vazhdojmë me qëndrimin tonë në Davos, gjatë ditës së sotme kemi takime të shumta dypalëshe, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe gjatë ditës së nesërme.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit