Mickoski: Takim konstruktiv me sindikatat, në tryezë është rritja e pagave të administratorëve për 40%

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në një intervistë në lajmet RTM-së, e vlerësoi takimin e sotëm me SPOGJ-në si konstruktiv, duke theksuar se para përfaqësuesve të sindikatës janë prezantuar kushtet dhe rregullat për rritjen e pagave të nëpunësve administrativë me 40%, duke shtuar se tani pritet përgjigje nga ana e tyre nëse e pranojnë propozimin e Qeverisë.

“Sot patëm një takim me SPOGJ-në. Ne dhamë një ofertë, të njëjtën ofertë për të cilën kam folur publikisht. Vendosëm kushtet dhe rregullat nën të cilat jemi të gatshëm ta çojmë përpara këtë proces. Ata, ashtu si edhe përfaqësuesit e KSL-së, thanë se do të konsultohen me udhëheqësinë brenda njësisë së tyre sindikale dhe më pas, gjatë ditës së nesërme, do të na informojnë. Dhe nëse gjithçka është në rregull, atëherë të dielën duhet të biem përfundimisht dakord dhe nga e hëna të fillojë përgatitja e të ashtuquajturit templejt, përkatësisht modeli se si do të duket ajo kontratë individuale sindikale, e më pas ajo do të miratohet normalisht në njësi të ndryshme pune dhe në bazë të kësaj do të fillojë pagesa e pagave në muajin prill, për pagën e muajit mars të këtij viti, e cila do të përfshijë një rritje prej 8 për qind të shumës së pagës aktuale, të rritur sipas pagës minimale që duhet të nivelohet. E njëjta gjë do të përsëritet edhe në vitin 2027 dhe 2028. Që do të thotë se përafërsisht pas 2 vitesh dhe 2–3, nëpunësit administrativë, ata që nuk kanë fituar rritje siç kanë fituar disa prej tyre në të kaluarën, do të kenë minimalisht 40 për qind pagë më të lartë krahasuar me nivelin e sotëm”, theksoi Mickoski.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit