10.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Mickoski shpalosi çmimet më të ulëta nga masa „Më pak shpenzime, më shumë për ty – Kujdesemi”

 

Masat e fundit të Qeverisë po japin rezultatet e veta, furnizimi me pajisjet shkollore tani është më ekonomike për familjet në Maqedoni, ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski.

“Çmimet e pajisjeve shkollore janë ulur ndjeshëm, gjë që lehtëson barrën për prindërit dhe i mundëson çdo fëmije të niset i përgatitur për në shkollë.

Familjet, po ndjejnë efektet pozitive për shkak se me çmimet e ulura mundësohet që të mbeten më shumë mjete për nevoja të tjera thelbësore të jetës.

Ja vetëm disa shembuj nga shitoret ku çmimet tashmë janë përshtatur për t’iu përgjigjur rregullave të reja. Me këtë, mijëra familje do të jenë në gjendje të përgatisin më lehtë furnizimet shkollore pa u shqetësuar për shpenzimet e larta.

Së bashku, ne po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”,, ka deklaruar Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit