23.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Mickoski: Qeveria po krijon masa të reja për çmimet e larta të produkteve ushqimore

Qeveria po përgadit masë të re mbrojtëse ndaj qytetarëve për çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Këtë e paralajmëroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Në vijim është krijimi i masave me të cilat Qeveria u ka dalë në ndihmë qytetarëve për çmimet e larta të produkteve ushqimore në markete. Masat janë në vijim, ndërsa ajo që nuk bëjmë estradë nga politikat të cilat i zhvillojmë nuk nënkupton se nuk kujdesemi. Për çdo ditë ISHT dhe Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca janë në teren, madje ka edhe procedura të caktuara që janë filluar dhe ngritur”, theksoi Mickoski.

Ai përkujtoi se para fillimit të vitit shkollor u vendos masa hporta shkollore në të cilën u ulën çmimet e një numri të madh të produkteve të cilat i shfrytëzojnë nxënësit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit