Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu pritje se qytetarët në Bullgari në zgjedhjet e sotme parlamentare do të zgjedhin kryeministër, që do të jetë me orientim proevropian, të drejtuar drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, në vend drejt çështjeve dypalëshe dhe dedikuar vlerave themelore evropiane.
“Pres që qytetarët në Bullgari, të cilët votojnë në Bullgari do të zgjedhin kryeministër, gjegjësisht kryetar të Qeverisë, që do të jetë me orientim të qartë proevropian, me orientim më të mirë fqinjësor, në vend të çështjeve dypalëshe do të përkushtohet në vlerat e vërteta themelore evropiane, të definuara nga Adenauer, Shuman dhe De Gasper shumë moti dhe se si vend-anëtar i BE-së do të jetë promotor i vërtetë i kritereve të Kopenhagës, ndërsa jo i kontesteve dypalëshe, të cilët tani duhet të japin përgjigje të pyetjeve, që janë nga mesjeta”, tha Mickoski në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetatëve lidhur me pritjet nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, ku sot qytetarët votojnë për zgjedhjen e përbërjes së 52-të të Kuvendit popullor.
https://www.facebook.com/reel/938339682518352
Kryeministri theksoi se ishte pak i zhgënjyer edhe nga pjesëmarrja e ulët e bullgarëve maqedonas, pasi vetëm 250 treguan interes për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Jam pak i zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët e bullgarëve maqedonas, pasi vetëm 250 bullgarë maqedonas janë të interesuar të marrin pjesë në këto zgjedhje nga ata, sipas Radevit dhe njerëzve, rreth 200 mijë. Prisja që pjesëmarrja të ishte pak më e lartë”, tha Mickoski.
Qendrat e votimit në Bullgari u hapën në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbeten të hapura deri në orën 20:00, dhe nëse ka radhë qytetarësh që presin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, votimi mund të zgjatet deri në orën 21:00 më së voni. Në garën zgjedhore po marrin pjesë gjithsej 24 parti politike dhe koalicione. Gjithsej 4.786 kandidatë po garojnë për 240 vende parlamentare. Nga këta, 1.440 janë gra, ndërsa 3.343 janë burra



