Mickoski: Përfundoi monitorimi për Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të Evropës, kjo është vetëm njohje për nivelin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjeje gazetareske lidhur me atë se përfundoi monitorimi për Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të Evropës dhe nëse mund ta vlerësojmë këtë si përparim, deklaroi:

„Ky është një moment historik, do të thosha krah për krah me ditën kur u shpall pavarësia. Gjegjësisht, Maqedonia e Veriut nuk është më e përfshirë në post-monitorim nga ana e Këshillit të Evropës. Për dallim nga ne, të gjithë këta kryesues në rajon, apo jo, kemi kryesues në integrimet evropiane, ose janë në monitorim ose janë në post-monitorim. Para vetëm tre-katër muajve, një vend anëtar i BE-së, si Bullgaria, doli nga ky post-monitorim, tani po dalim edhe ne. Kjo është vetëm njohje për nivelin e demokracisë në shtet.

Do t’ju kujtoj, një pjesë prej jush ishit prezentë para pak ditësh, kur m’u  parashtrua pyetja nëse Qeveria ndikon mbi lirinë e fjalës. Ja një demantim i madh, ky është demantimi më i madh për cilësinë e demokracisë në Maqedoninë e Veriut dhe lirinë e fjalës, sundimin e së drejtës dhe të gjitha proceset që monitoron Këshilli i Evropës.

Jam mirënjohës për punën ekipore, për gjithçka që kemi bërë. Ky është edhe një lajm i mirë, krahas atij me të cilin Bashkimi Evropian e njohu problemin, jo vetëm me kamionistët, do të thosha me transportuesit rrugorë – flas këtu edhe për trafikun e mallrave edhe për atë të udhëtarëve, nuk është rasti vetëm te transportuesit me kamionë. Por, në periudhën që pason do të ketë edhe shumë lajme të tjera të mira. Kështu që të gjitha ato të pavërteta dhe gënjeshtra nga ana e opozitës, të cilat u thanë gjatë periudhës së kaluar dhe u keqpërdorën, ngadalë po shpërthejnë si flluska sapuni.

Po ashtu edhe për ata eksponentët e tyre në media që i përforcojnë gënjeshtrat e opozitës, duke menduar se në atë mënyrë do të më dëmtojnë mua dhe Qeverinë. Ja, nuk ka demantim më të madh se ky që erdhi direkt nga Strasburgu, nga Këshilli i Evropës. I cili thotë se Maqedonia e Veriut si shtet është një shoqëri e pjekur demokratike, ku sundon e drejta, nuk ka heshtje të mendimit të lirë gazetar, respektohet liria e fjalës dhe se ky shtet është i pjekur, që ta shohim më tej si një demokraci vërtet të pjekur, për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë janë ose në post-monitorim ose në monitorim, duke përfshirë këtu edhe kryesuesit si Mali i Zi, Shqipëria e kështu me radhë.“

Со почит/Me respekt,

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit