1.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

Mickoski për Safe City: Mbështes që të zgjerohet në gjithë shtetin, do t’i durojmë kritikat, vetëm të shpëtojmë jetë njerëzish

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske  lidhur me pritjet nga projekti Safe City, i cili sot filloi zyrtarisht me periudhën provuese, deklaroi:

“E mbështes plotësisht zbatimin e projektit „Safe City“ dhe mbështes zgjerimin e tij në të gjithë territorin e vendit. Disa thonë se kjo do të sjellë kritika ndaj Qeverisë, se do të sjellë goditje të fortë politike, unë them se jemi të përgatitur ta përballojmë atë goditje politike, vetëm për të shpëtuar ndonjë jetë njerëzore. Sepse vetëm gjatë javës apo dy javëve të fundit, në qendrën e kryeqytetit patëm tre viktima – disa të lënduar, e disa, siç do të thosha, njerëz që humbën jetën për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme ose mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Unë, në bisedat që kam pasur me ministrin e Punëve të Brendshme, kam thënë se si Qeveri jemi të gatshëm t’i durojmë të gjitha kritikat. Dëgjoj disa nga ish-deputetët e shumicës së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së që e kritikojnë këtë – kanë vozitur 52, 53, 55 kilometra në orë dhe kanë marrë vërejtje. Edhe me 50,5 do të marrin vërejtje, sepse ka rregulla që përcaktojnë çfarë nënkupton shpejtësi e përshtatshme dhe e papërshtatshme. Dhe nëse arrijmë të shpëtojmë qoftë edhe një jetë njerëzore, unë jam i gatshëm ta marr gjithë barrën mbi vete dhe ta pranoj të gjithë përgjegjësinë politike – mjafton të shpëtojmë qoftë edhe një jetë, sepse një pjesë e atyre jetëve njerëzore humben për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut, dhe më së shpeshti kjo ndodh nga shpejtësia e papërshtatshme.

Ne kemi alarmuar se do të vinte deri  këtu  dhe e patë vetë se sa shumë shkelje të trafikut u kryen brenda një dite. Një pjesë e madhe e tyre janë sepse drejtues të papërgjegjshëm ngasin automjete që nuk janë të regjistruara. Një pjesë e shkeljeve, disa mijëra dje, ishin për shkak se kanë kaluar në dritë të kuqe. Vetëm kthehuni prapa dhe do të shihni se sa njerëz kanë humbur jetën sepse dikush ka drejtuar një automjet pasagjerësh, nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe ka kaluar në dritë të kuqe.

Do ta përsëris, nëse na duhet të durojmë presion politik dhe goditje, jam gati t’i pranoj të gjitha, vetëm për të shpëtuar një jetë njerëzore.

Facebook
X
https://www.instagram.com/mkvlada/
https://www.youtube.com/VladaMakedonija

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit