Mickoski për pagën minimale: Çdo marrëveshje që do ta arrijnë punëdhënësit dhe punëtorët, ne si Qeveri do ta mbështesim

Shkup, 29 dhjetor – Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve e përsëriti qëndrimin e Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale.

“Qëndrimin tonë lidhur me pagën minimale e kemi thënë, do t apërsëris, ne si Qeveri na konvenon rritja e pagës minimale, sepse do të kemi të ardhura më të mëdha në buxhet. Ne jemi punëdhënës i 100 000 të punësuarve, ndërsa shteti ka 705 000 të punësuar. Do të thotë ata 600 000 do të viojnë tek ne. Nëse shohim në mënyrë egoiste, atëherë mund të themi prej nesër të rritet, por ne themi, ne jemi Qeveri e cila në kuadër të dialogut social ndërmjetësin mes punëdhënësve dhe punëtorëve. Kështu që seciln marrëveshje që do ta arrijnë ata, qëndrojmë në meneidmin se ne si Qeveri do ta mbështesim. Kështu që nuk dop të kisha shumë për të shtuar”, tha Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit