Mickoski: Pas zgjedhjeve të ardhshme, LSDM-ja do të jetë parti e margjinalizuar

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk e di se si e bllokuan rrugën evropiane, siç akuzojnë nga LSDM, por siç tha e ka të njohur “atë retorikë të LSDM-së – kjo është indi i butë i identitetit maqedonas, këto janë ato politika të buta” dhe thotë se pas zgjedhjeve të ardhshme, “LSDM-ja do të jetë një parti politike margjinale”.

“Unë nuk do doja të përfshihem në fushatën në zgjedhjet te fqinji ynë lindor, megjithëse ata do të ishin më të lumtur nëse unë do përfshihesha në fushatën zgjedhore, por shoh se LSDM është e përfshirë ashpër dhe vepron si një organizatë komunale e njërës prej partive që po lufton në zgjedhjet te fqinji ynë lindor. Me deklaratat dhe retorikën e tyre, në vend që të përpiqen t’u pëlqejnë qytetarëve dhe votuesve të këtushëm, ata gjithnjë e më shumë po përpiqen t’u pëlqejnë politikanëve bullgarë”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit.

Ai theksoi se “LSDM mendon se do të arrijë rezultate sa më shumë që gjunjëzohet atje, aq më shumë do të jetë përçmues ndaj disa politikanëve bullgarë”.

“Por lajmi i mirë është se pas zgjedhjeve të ardhshme, kjo parti politike do të vihet nën kufirin dhe do të jetë parti politike margjinale”, tha Mickoski.

I pyetur se kur do të bëhet rikonstruimi i Qeverisë, tha se pret që kjo të ndodhë në qershor, por shtoi se nuk mund të komentojë për fushëveprimin e rikonstrumit tani.

“Gjatë prillit, së pari planifikoj të përfundoj ristrukturimi i partisë. Tashmë ka përfunduar raundi i parë i intervistave dhe diskutimeve. Vijojnë bisedimet në raund të dytë me mua dhe më pas do të ketë anketë, pyetje dhe propozime deri në Komitetin ekzekutiv. Pres që kjo të përfundojë në prill, ndërsa në maj-qershor do të ulemi me të gjithë partnerët e koalicionit dhe do të diskutojmë rikonstruimin e Qeverisë. Pres që kjo të përfundojë deri në fund të qershorit, ndërsa nuk mund të komentoj për vëllimin, ajo do të varet nga analiza që do ta bëjmë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit