6.8 C
Skopje
Saturday, December 6, 2025

Mickoski paralajmëron reforma në strukturat e VMRO-së

Ndërkohë Hristijan Mickoski mori mandatin e tretë për drejtimin e VMRO-DPMNE-së në katër vitet e ardhshme në Kongresin e 18-të partiak në Kavadar. Mickoski mori mbështetjen e 804 delegatëve nga gjithsej 817 të pranishëm, ndërsa ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë. Sipas statutit partiak ky do të jetë mandati i tij i fundit. Këtë e konfirmoi edhe vet Mickoski gjatë fjalimit të tij menjëherë pas rizgjedhjes. Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme 6 mujore do të ketë ripozicionime dhe reforma strukturore, rifreskim kadrovik, duke filluar nga Komiteti Ekzekutiv e deri te komitetet komunale. Mickoski tha se VMRO-së i duhet gjeneratë e re në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit