30.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, BDI-ja duhet të mos e gënjejë edhe më tej elektoratin e saj

Ndonëse në opinion është përhapur tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas atyre lokale, krerët qeveritar bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet se zgjedhjet e parakohshme do të thonin vetëm harxhime financiare për shtetin. Po edhe po të mbaheshin, Mickoski është i bindur se VMRO-DPMNE do t’i fitonte së paku 63 deputetë.

“BDI e keqpërdorë temën që të mbledhë vota klienteliste duke i gënjyer votuesit e saj se do të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në. U them, tek unë si kryetar i Qeverisë por para se gjithash si njeri, të rëndësishme janë principet e jo kombinimet. Jo intrigave dhe jo politikës. Ndaloni së gënjyeri trupin tuaj votues, është e pa ndershme dhe jo korrekte ndaj njerëzve të cilët me vite po i manipuloni. Si koalicion qeverisës bindshëm do ju mposhtim në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Në të njëjtën vijë është edhe zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Thotë se tani janë të fokusuar në realizimin e programit qeveritar ndërsa zgjedhje do të ketë pas tre viteve.

“Kemi tre vite para nesh mandat, kemi marrë mandatin dhe duhet t’i shtyjmë programin dhe projektet të cilat i kemi premtuar para qytetarëve dhe nuk ka nevojë vendi të bëjë harxhime shtesë dhe kalkulime shtesë. Përgjigja është që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, këto janë zgjedhje lokale ndërsa do të shihemi në zgjedhjet parlamentare të cilat janë pas tre viteve”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër i parë.

Zgjedhje të parakohshme kërkohen nga partitë opozitare, si nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, ashtu edhe nga LSDM. Arsyeja e zgjedhjeve të parakohshme siç thonë nga opozita, kryesisht janë mos realizimi i ndryshimeve kushtetuese që është pengesa kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, por edhe siç thonë nga AKI, defaktorizimi, diskriminimi dhe shpërfillja e shqiptarëve në vendimmarrje institucionale

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit