19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mickoski nga Uashingtoni: Do të jemi pjesë e festimit të 75 vjetorit të NATO-s, do të shpallim një investim të ri

Në një video fjalim nga Uashingtoni, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se përveç pjesëmarrjes në 75 vjetorin e NATO-së do të takohet me krerë shtetëror, biznesmen, diasporën dhe do të prentojë një investim të ri.

“Një përshëndetje e madhe nga Uashingtoni. Në ditët në vijim një delegacion qeveritar do të jetë në Uashington dhe Nju Jork, të cilin do ta drejtoj unë, ku pjesë do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Ne do të jemi pjesë e aktiviteteve të festimit të 75 vjetorit të ekzistencës së Aleancës së NATO-s.

Ajo që dua të theksoj gjithashtu është numri i madh i takimeve dypalëshe që do të kem së bashku me krerët e vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, në ditët në vijim, por edhe në ditët në vijim do të kem takime me komunitetin e biznesit këtu në SHBA, ku do të prezantoj potencialin që ofron Maqedonia për investime.

Do të shpall edhe një investim të ri të huaj të një kompanie që është pjesë e listës së 500 kompanive më të mëdha këtu në SHBA, dhjetëra milionë euro investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët e Maqedonisë.

Ky është prioriteti kryesor i qeverisë së re në Maqedoni. Gjithashtu dua të përmend se ditët e fundit në Nju Jork do t’i shfrytëzoj për t’u takuar me diasporën maqedonase, mërgimtarët nga Maqedonia.

Do të doja të dëgjoja prej tyre se çfarë presin nga qeveria e re dhe natyrisht se çfarë do të ofrojë qeveria e re që mërgimtarët tanë të kthehen në shtëpi, në vendlindje, të investojnë atje dhe praktikisht t’u shmangen të gjitha atyre pengesave mentë cilat u përballën kur ktheheshin në vendlindje në periudhën e kaluar.

Edhe një herë, dua të falënderoj opinionin në Maqedoni për ndjekjen gjatë periudhës së kaluar dhe t’i inkurajoj se po vijnë momente të reja të bukura për qytetarët e Maqedonisë. Ne do të përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të shtetit këtu në Uashington, e më pas në Nju Jork, në mënyrën më dinjitoze, siç na ka hije. Faleminderit”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në videon nga Uashingtoni me të cilën u drejtohet qytetarëve

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit