“Gjithmonë është ndjenjë e veçantë të jesh mes njerëzve tanë – me zemra të hapura, buzëqeshje të sinqerta dhe mikpritje të ngrohtë që vetëm Struga di ta japë,” – shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me qytetarët e Strugës.
Mickoski u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që morën pjesë, ndanë fjalë e ide dhe erdhën për të parë nga afër programin për jetë më të mirë dhe standard më të lartë për të gjithë qytetarët.
“Kjo është forca jonë – populli i bashkuar, me dashuri për Maqedoninë dhe për të ardhmen!” – theksoi Mickoski, duke nënvizuar se bashkimi dhe përkushtimi i qytetarëve janë shtylla e zhvillimit të vendit.







