10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Mickoski nga Brukseli: Të vendosur ta përfundojmë detyrën tonë

Rruga drejt Bashkimit Evropian, e mbushur me sfida, por ne jemi të vendosur të përfundojmë detyrat tona, të punojmë për reformat dhe të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen në vend, theksoi kryeministri Mickoski në Samitin në Bruksel të fokusuar në zgjerimin e BE-së.

Kryeministri është optimist se Bashkimi Evropian do të vlerësojë përpjekjet e vendit tonë. Ai theksoi se për vendin tonë, në vend të kriterëve të Kopenhagës, po vendosen kushte artificiale nga Bullgaria.

“Por, le ta përfundojmë detyrën tonë, ta bëjmë atë mbi baza të forta. T’i rikthejmë të rinjtë në vend dhe të krijojmë diçka të mirë për ta. Dhe të dorëzojmë detyrën e shtëpisë që të lërë përshtypje tek BE-ja. Dhe ndoshta dikush nga BE-ja do të thotë: “Mjaft më! Le të bëjmë diçka për ta!” Përndryshe, kjo dëmton vlerat tona dhe në thelb nuk ka të ardhme. Prandaj, besoj se duhet ta përfundojmë detyrën tonë dhe ta dorëzojmë atë, duke qenë se jemi zgjedhur për të qeverisur.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, theksoi se zgjerimi i BE-së, i cili për të është edhe një prioritet personal, është më i rëndësishëm dhe më aktual sot sesa gjatë dekadës së kaluar, duke i inkurajuar vendet kandidate të vazhdojnë me reformat.

“Partnerët duhet të vendosin – a kanë vendosmërinë të vazhdojnë përpara me mendimin dhe transformimin e tyre apo preferojnë të mbeten të kapur nga trashëgimia e dhimbshme historike. BE-ja gjithashtu duhet të vendosë nëse mund të lejojë të humbasë më shumë kohë dhe nëse është e gatshme të angazhohet dhe të përshtatet me realitetet aktuale gjeopolitike. Jam i bindur fuqishëm se Evropa nuk duhet të bëhet një muze i prosperitetit të kaluar.”, – theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Para Samitit, Kosta dhe Mickoski zhvilluan një takim dypalësh, ku diskutuan për eurointegrimet e Maqedonisë dhe fillimin e negociatave.

“Në takim i ripërsëritëm pozicionet tona të vetme, që janë me dinjitet pas të gjitha poshtërimeve që i kemi përjetuar gjatë 25 viteve të fundit, që nga fillimi praktik i rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Ishte një takim miqësor dhe mjaft produktiv; gjithçka që është prioritet për ne, është edhe prioritet për zotin Kosta.”, – u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Të dy politikanët diskutuan gjithashtu për interkoneksionin e gazit me Serbinë, tarifat për çelikun, si dhe projektet evropiane në pjesën lindore të vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit