Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me anëtaren e KE të VMRO-DPMNE-së dhe deputete Marija Miteva dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Stefan Andonovski, takuan ambasadoren e Zvicrës H.E. Veronik Hulman.
Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së për formimin e një Qeverie të ardhshme stabile dhe u theksua përkushtimi i fuqishëm i VMRO-DPMNE-së e cila si qeveri e ardhshme do t’i përkushtohet tri postulateve kryesore – lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë.
Kreu i partisë, Hristijan Mickoski e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Maqedonisë që nga pavarësia e deri më sot dhe konfirmoj që bashkëpunimi do të thellohet dhe zgjerohet në të ardhmen.