19.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski: Në Qeverinë e re nuk ka vend për BDI-në, LSDM-në dhe Levicën

Mandatari Hristijan Mickoski pret që të martën në Kuvend të dorëzojë listën e plotë të ministrave që do të përbëjnë Qeverinë e re. Ai nuk ka cekur emra që do të jenë pjesl e qeverisë së re.

“Unë nuk do të flisja në emër të partive të tjera, në emër të partnerëve të koalicionit. Sa i përket VMRO-DPMNE-së, ne jemi një strukturë që ka strukturë organizative, vertikale, funksionon në bazë të statutit dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Të dielën do të mbahet seanca e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror, do të prezantohen zgjidhjet kadrovike nga ana ime si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që ato të prononcohen, dhe nëse ka vendime pozitiv dhe të suksesshme, të shpallen edhe në publik. Lista zyrtare e Qeverisë së ardhshme dhe programi do të dorëzohet në Kuvend më 18 qershor, të martën”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në qeverinë e re nuk do të ketë vend për BDI-në, të Majtën dhe LSDM-në.

“Deputetët e BDI-së kanë votuar, ashtu është, por nga Koalicioni i Frontit Evropian kanë votuar edhe nga Partia Turke, nga Partia Demokratike e Shqiptarëve. Prisnim që të votonin edhe deputetët e koalicionit të LSDM-së dhe të majtës. Sepse ajo që nuk e thotë LSDM-ja dhe duhet ditur është se unë personalisht kam pasur kontakte me ta gjatë gjithë kohës. Dhe dera ishte e hapur për të gjithë deputetët për të mbështetur këtë ligj. Për faktin që një pjesë e opozitës së ardhshme kanë votuar dhe kanë njohur cilësi, duhet ata ti pyesni… Sa i përket përbërjes së Qeverisë së ardhshme, ajo do të jetë e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM. “, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit