11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Mickoski: Ne nuk jemi në fokus të administratës aktuale të Brukselit, s’kemi garanci për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Hristijan Mickoski të martën niset për në Bruksel. Para se të largohet, ai tha se nga atje kishte mesazhe të paqarta, ndërsa përsëriti edhe një herë qëndrimin se kjo qeveri nuk do të bëjë lëshime, transmeton Portlab.mk.

“Unë do të nisem për në Bruksel të martën, do të kthehem të enjten. Mesazhet nga atje nuk janë të qarta, por mesazhi ynë është i qartë. Ne kemi bërë mjaft, si asnjë vend tjetër në BE, dhe tani ju shihni një vend duke vënë veton ndaj një tjetri. E shohim që vetoja po bëhet praktikë. Ne i bëjmë reformat sipas monitorimit. Nuk jemi kërcënim, dhe meqenëse ka politikanë që kanë vendosur të mbështeten te politikanët që jetojnë në Mesjetë, ne nuk mund të bëjmë asgjë këtu. Ne si qeveri nuk do të bëjmë asnjë lëshim, nëse ata gjejnë një qeveri tjetër atëherë është mirë. Por ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Përndryshe mund të konstatoj se, ne si shtet, Ballkani Perendimor nuk jemi në fokus të kësaj administrate të Brukselit”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit