10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Mickoski në 35 vjetorin e VMRO-DPMNE-së: Pas shtatë viteve të errëta, filluam të ndërtojmë themelet e ndershmërisë dhe drejtësisë

Shkup, 17 qershor 2025 – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij me rastin e 35-vjetorit të themelimit të partisë, deklaroi se periudha e kaluar ka qenë një nga më të vështirat për vendin, duke akuzuar qeverisjen paraprake të LSDM-së dhe BDI-së për, siç u shpreh ai, “katastrofë në çdo drejtim”.

“Duhet ta pranojmë – periudha që lamë pas nuk ishte e lehtë. Shtatë vitet e fundit ishin vite të një qeverisjeje katastrofale nga LSDM dhe BDI, të mbushura me korrupsion, tradhti dhe rrënim të institucioneve tona. Ato institucione që dikur ishin shtylla të shtetit, u shndërruan në rrënoja. Besimi i popullit u lëkund, ekonomia u bllokua, politikanët u zhytën në korrupsion, dhe standardi jetësor i qytetarëve binte dita-ditës”, tha Mickoski.

Ai theksoi se qytetarët ishin të zhgënjyer, të lodhur, të mbushur me apati, frikë dhe pasiguri, por ardhja e VMRO-DPMNE-së në qeveri para një viti ishte më shumë se një ndërrim i thjeshtë pushteti.

“Ishte një fillim i ri dhe një dëshmi se populli nuk kishte harruar, se nuk ishte dorëzuar. Tani fillojmë të ndërtojmë themele – themele të ndryshimeve, të ndershmërisë, të punës dhe të drejtësisë”, u shpreh ai.

Në fund të fjalimit, Mickoski theksoi se nuk janë aty për të dhënë premtime të lehta apo për të ofruar zgjidhje të shpejta, por për të bërë atë që është e drejtë: “Ne jemi këtu për të ndrequr gabimet dhe për të riparuar dëmet e së kaluarës. E dihet – nuk ka kthim prapa!”, potencoi Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit