Kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të themelimit të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër të Shkupit.
Në një postim në rrjetet sociale, Mickoski është shprehur se 36-vjetori shënon tri dekada e gjysmë sfida, përballje, qëndrueshmëri dhe bashkim.
Ai ka theksuar se partia vazhdon e bashkuar, me energji të re, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen, duke paralajmëruar sfida dhe angazhime të reja për qytetarët e Qendrës.








