Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do të garantojë meritokraci dhe cilësi në punësime

Kryeministri Hristijan Micksoki thekson se Ligji për Përfaqësim të Drejtë do të ketë në fokus çështjen e meritorakcisë gjatë punësimeve, diçka që deri më tani nuk ka qenë. Mickoski tha se ligji i ka kaluar të gjitha filtrat e Qeverisë, ndërsa ka marrë mendim pozitiv edhe nga Komisioni i Venecias.

“Është ligj i cili i kaloi të gjitha filtrat në Qeveri, ligj i cili e mori mendimin pozitiv nga ana e Komisionit të Venecias dhe ligj i cili do të sigurojë përfaqësim të drejtë, por njëkohësisht do të mbajë llogari edhe për cilësinë, diçka që deri më tani ndoshta nuk ishte vendosur në perimetër, gjegjësisht në fokus. Unë mendoj se me këtë ligj për përfaqësim të drejtë, përfundimisht do të tejkalohen të gjitha stereotipat e të kaluarës, të gjitha elementet antikushtetuese dhe gjithçka që ka paraqitur pengesë në të kaluarën, përfundimisht ofrohet zgjidhje që do t’i zgjidh këto”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit