11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Mickoski: Ligji për gjuhët të respektohet patjetër, kërkojmë të punësojmë kuadrot që mungojnë nëpër ministri

I pyetur nga gazetarët, nëse do të reagojë ndaj ministrave që nuk i dërgojnë njoftimet edhe në gjuhën shqipe, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Ligjet patjetër të respektohet, duke shtuar se për momentin ka mungesë të madhe në institucione të kuadrove për të realizuar materialet në gjuhën shqipe. Kjo sipas kryeministrit për shkak edhe punës dhjetë fish më të madhe që e bëjnë ministritë tani, krahasuar me Qeverinë e kaluar.
“Mendoj se duhet të rriten kapacitetet për shkak se në të kaluarën prodhimi i lajmeve dhe aktiviteteve ka qenë dhjetë herë më i vogël se sot dhe ndoshta ka qenë më lehtë të punohet dhe të realizohet diçka e cila është në harmoni me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji patjetër të respektohet por duhet të rriten kapacitetet dhe jemi në fazë të punësimit të njerëzve të cilët aktivitetin dhjetë fish më të madh të ministrive, krahasuar me të kaluarën apsolutisht do ta dërgojnë deri tek mediat”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.Ora24.tv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit