10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Mickoski: LDSM ka rënë aq poshtë, sa bën marrëveshje me persona në listat e zeza, bashkëpunon me Levicën dhe shpreson te BDI – vetëm për të nxjerrë ndonjë rezultat

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim në mitingun popullor në Sveti Nikole, në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2025, që zhvillohet nën moton “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!”, për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Në fjalimin e tij, Mickoski iu referua sistemit gjyqësor në vend, duke kritikuar qëndrimin e kryetarit të opozitës, LDSM-së, i cili deklaron se 2% besim në drejtësi do të thotë se gjyqtarët dhe prokurorët janë profesionistë. Sipas Mickoskit, kjo përqindje e ulët është pasojë e mosndëshkimit të krimit dhe faktit që mbi 100 kallëzime ndodhen në sirtarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që, siç tha ai, ende i shërbejnë ish-qeverisë së SDSM-së dhe BDI-së.

„Secili prej jush, thellë në shpirt e di se njerëzit nga opozita që sot ofrohen si alternativë janë pikërisht ata që për vite me radhë e shkatërruan Maqedoninë dhe e mbajtën të ngulitur në fund. Njerëz që nuk ndërtuan asgjë për popullin, por për vete siguruan privilegje, luks, vila dhe pasuri. Ajo që i shqetëson sot është ndjenja se po afrohet koha e përgjegjësisë, se po ngushtohet rrethi përreth tyre dhe atyre që i mbrojnë. Ata pak gjyqtarë dhe prokurorë që ende i mbrojnë, sipas kryetarit të SDSM-së, Venko Filipçe, janë ‘profesionistë të mëdhenj’, ndërsa për qytetarët, ata janë mburoja e fundit e një oligarkie politike. Kjo është arsyeja pse sot besimi i popullit te gjyqtarët dhe prokurorët është vetëm 2 për qind,“ tha Mickoski.

Ai theksoi se SDSM nuk lufton për Maqedoninë, por për karrierat e veta personale. Mickoski foli edhe për garën për kryetar të qytetit të Shkupit, duke thënë se kandidati i SDSM-së nuk po garon me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, por me kandidatët e pavarur.

„Për SDSM këto zgjedhje nuk janë për shpëtimin e Maqedonisë, por për shpëtimin e karrierave të tyre. Kjo grupë e vogël që e ka rrëmbyer partinë, e mban peng gjithë shtetin. Kjo është nënçmim për votuesit dhe një shantazh i drejtpërdrejtë ndaj vendit. Unë e them të vërtetën në sy, pa marrë parasysh nëse Filipçe më urren apo më përbuz – sepse më e rëndësishme është që kjo politikë e tij e fyerjeve dhe arrogancës ka çuar SDSM-në në rënie të thellë, me vetëm 120-130 mijë vota, e në disa komuna janë bërë opsioni i tretë apo i katërt. Në Shkup, pritet që kandidati i tyre të mos kalojë as 30 mijë vota – që do të thotë se nuk janë më në garë me VMRO-DPMNE-në, por me kandidatët e pavarur,“ tha Mickoski.

Ai shtoi se SDSM ka arritur të bëjë marrëveshje me parti të tjera opozitare si Levica dhe BDI, vetëm për të ruajtur ndonjë rezultat, por sipas tij, ajo që do t’i rrëzojë është gjendja që ata kanë lënë në vend – me 500 mijë qytetarë që jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë, inflacionin dyshifror dhe arkën bosh të shtetit.

„SDSM ka rënë aq poshtë sa bën marrëveshje me persona nga listat e zeza, bashkëpunon me Levicën dhe shpreson te Ali Ahmeti dhe BDI, vetëm për të marrë ndonjë rezultat. Nuk është me rëndësi nëse Filipçe më përbuz mua – problemi i tij është që populli nuk e do atë, për shkak të krimeve dhe tradhtive që ia kanë bërë Maqedonisë dhe i kanë marrë të ardhmen vendit. Ju latë gjysmë milioni qytetarë me vetëm 150 denarë në ditë, sollët inflacion dyshifror, çmime që rriten çdo ditë dhe një shtet me arkë bosh. Prandaj, zotërinj nga SDSM, do të humbni bindshëm – sepse në këto zgjedhje, edhe një herë, do të fitojë Maqedonia,“ përfundoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit