12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Mickoski: Kompanitë fantazmë e kanë thithur buxhetin, kësaj i vjen fundi, për herë të parë në tetor kemi suficit në buxhet, rritje të pagave dhe pensioneve

Kryeministri Hristijan Mickoski, në paraqitjen e sontme në “Studion e Hapur Buxheti 2025″ të TVM-së, theksoi se nuk ka më kompani fantazmë që nxjerrin para nga buxheti i shtetit me fatura fiktive për rimbursim të TVSH-së, dhe për këtë arsye në tetor, për herë të parë në buxhet ka suficit, i cili ka paguar pensione më të larta, paga më të larta në arsim dhe shëndetësi.

“Ne ndoshta pas një kohe të gjatë kemi pasur suficit në Buxhet, e ai në tetor ishte përafërsisht një miliard e 125 milionë denarë. Dhe ai përfaqësoi një sukses të mirë për Qeverinë dhe ndihmoi jo pak në korrigjimin e disa situatave. E kam fjalën në aspekt të likuiditetit. Në fushën e luftës kundër ekonomisë gri, mund të them se rritja e të ardhurave që vijnë fillimisht nga funksionimi i DAP-it dhe Doganave matet kryesisht në përqindje dyshifrore, 12, 15, madje edhe më shumë se 20 për qind. Kjo do të thotë se nuk ka më kompani fantazmë që kërkojnë rimbursim të TVSH-së”, tha kryeministri Mickoski.

Ai shtoi se shumë nga kompanitë fantazmë që kanë thithurr mjete buxhetore janë rishitur.

“Gjashtë muaj pasi u bëmë Qeveri, shumë prej kompanive fantazmë që shpesh falimentonin, u rishiteshin njerëzve që nuk ekzistojnë jashtë vendit, shkaktuan një vrimë të tillë në Buxhet sa herë-herë vihej në pikëpyetje likuiditeti. Tani kjo nuk është më aty. Parimi “si deri më tani” nuk ekziston dhe për ato arsye u shfaq kjo tepricë, që do të thotë shumë për ne, dhe imagjinoni në të njëjtën kohë kemi rritur pensionet, tashmë në nëntor nga aspekti i likuiditetit dhe rritjes së pagave në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe të ngjashme”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit