10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Mickoski: Koalicioni me ZNAM dhe VLEN-in do të zyrtarizohet në gjysmën e dytë të gushtit

Kryeministri Hristijan Mickoski sot, në një konferencë për media, u pyet nga gazetarët se kur do të zyrtarizohet koalicioni me partnerët qeveritarë ZNAM dhe VLEN, si dhe si do të paraqiten në zgjedhjet lokale.

Ai deklaroi se bisedimet po zhvillohen në mënyrë konstruktive dhe se pret që procesi të përfundojë në gjysmën e dytë të gushtit, përcjell INA.

“Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, bisedimet janë jashtëzakonisht konstruktive, po ecin në drejtim pozitiv. Pas pushimeve vjetore pres që të kemi një njoftim zyrtar për opinionin. Qeveria pritet të jetë në pushim midis 5 dhe 15 gushtit, kështu që analizat dhe bisedimet do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe, dhe menjëherë pas 15 gushtit ose në gjysmën e dytë të gushtit do të dalim me qëndrim përfundimtar”, deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp së bashku me përfaqësues të kompanisë turke Kazancı Holding AŞ.

Ai informoi se bisedimet brenda koalicionit “Maqedonia Juaj” tashmë kanë përfunduar dhe se pret që në lidhje me kandidatët për kryetarë komunash të ketë mbështetje të ndërsjellë midis partive të koalicionit qeveritar.

I pyetur për kandidaturën e Bujar Osmanit për komunën e Çairit, Mickoski tha shkurt se kjo është çështje e brendshme e BDI-së, dhe se ai nuk ka koment për këtë vendim. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit